Transmetuar më 10-01-2018, 13:02

Konsumimi i bananeve sjell një sërë benefitesh për trupin tonë. Ka disa fakte që tregojnë se nëse konsumoni dy banane në ditë, shëndeti juaj do të jetë më i mbrojtur.

Ato janë të pasura me fibra, vitamina dhe minerale esenciale për trupin. Shumë prej jush i konsumojnë pa kufizim, kurse të tjerë janë më të moderuar.

Nuk ka një limit mbi numrin e tyre. Më poshtë keni të renditura disa nga benefitet e këtij fruti.

1.Normalizon presionin e gjakut

Konsumimi i bananeve redukton presionin e lartë të gjakut për vetë faktin që ka 420 mg kalium në përbërjen e saj.

2. Eliminimi i kileve të tepërta

Bananet janë të pasura me fibra dhe kjo gjë ju bën të mos kërkoni të konsumoni gjë tjetër pasi keni ngrënë një banane. Gjithashtu, bananet përmbajnë një lloj niseshteje që redukton oreksin dhe ju ndalon të fitoni peshë.

3. Bie rreziku ndaj anemisë

Bananet përmbajnë hekur dhe kështu stimulojne edhe qelizat e kuqe të gjakut. Por nuk mund të lëmë pa përmendur edhe kontributin që ato japin në rregullimin e glukozës në gjak duke ndihmuar kështu njerëzit me anemi.

4. Rrit nivelet e energjisë

Kaliumi që përmbajnë bananet mbron muskujt tuaj nga dhimbjet e barkut ndërsa karbohidratet ju ndihmojnë që të jeni më energjikë.