Transmetuar më 10-01-2018, 12:03

Corriere Dello Sport u ka drejtuar një pyetje lexuesve të saj në sondazhin e fundit, për të zbuluar mendimin që kanë të apasionuarit e futbollit italian për punën e drejtuesve që kanë një rol shumë të rëndësishëm në skuadrat respektive. Cili është drejtori sportiv më i mirë në Serinë A?

Rezultatet e para konfirmojnë faktin që Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, mbetet ndër më të vlerësuarit nga opinioni sportiv italian për manaxhimin që i ka bërë merkatos së Lazios sezonet e fundit.

Kjo është reflektuar përveçse në rezultate, edhe në rritjen e vlerës së futbollistëve të skuadrës bardhekaltër.

44-vjeçari shqiptar kryeson momentalisht me 18% të votave, i ndjekur nga Paraticci i Juventusit dhe Giuntoli i Napolit me nga 14%.

Më pas renditen Sartori i Atalantës dhe Monchi i Romës me nga 10%. Këto janë vetëm rezultatet paraprake, pasi votimi në këtë sondazh nuk është mbyllur akoma.