Transmetuar më 10-01-2018, 11:10

Qysh prej marrjes së detyrës së Prokurores së Përgjithshme të përkohshme, Arta Marku, ka kryer një sërë ndryshimesh në institucionin e drejtuar prej saj.

Pas lëvizjes në radhët e prokurorëve në rrethe por edhe në institucionin e drejtuar prej saj, ajo ka ndryshuar edhe këshilltarin për mediat.

Albi Serani i cili ka mbajtur postin e këshilltarit për mediat të Adriatik Llallës, tashmë nuk e mban më këtë detyrë.

Kjo pasi kryeprokurorja Arta Marku, ka zgjedhur ta zëvendësojë.

Marku ka zgjedhur gazetarin Denion Ndrenika në pozicionin e këshilltarit për mediat, i cili tashmë do të mbajë këtë detyrë. /a.y/noa.al