Transmetuar më 10-01-2018, 09:14

Shtatzënia është një proces fiziologjik/ biologjik normal, mirëpo, për shkak të hormoneve femërore në organizëm (estrogjeni dhe progresteroni, prolaktina që fillon të prodhohet në tremujorin e tretë), ndryshon balanca e hormoneve. 

Duke ndryshuar balanca e hormoneve, përpos faktit që gruaja ka ndryshesa të humorit të saj, ndryshon edhe pehashi i vaginës. Në kushte normale pehashi i vagjinës është pehash alkaline, gjatë shtatzënisë bëhet pehash acid dhe si i tillë na jep infeksione të ndryshme.

Infeksionet më të shpeshta gjatë shtatzënisë janë infeksionet mykotike, apo ajo që quhet soor mykotik, dhe nëse një soor mykotik nuk kapet në kohë, fillon dhe shtohen bakteret, prishet mikroflora normale e organit gjenital që ruan pehashin dhe ato bëhen më të shumta në numër, dhe nga një soor mykotik, një kolpit i thjeshtë ordiner, shkojmë në kolpite mykobakteriale që duhen trajtuar me çdo kusht. 

Tjetër, duke u rritur bebi, nga ana anatomike mitra vetë shtyp fshikëzën e urinës dhe femra mund të pësojë dhe infeksione urinare, të cilat janë bezdisëse dhe shqetësuese për një nënë shtatzënë.

Sa e rrezikojnë bebin këta infeksione? 

Nëse nuk kapen dhe trajtohen në kohë, në tremujorin e parë infeksionet bëhen shkak për aborte. Në tremujorin e dytë dhe në tremujorin e tretë ndikojnë në lindjen e parakohshme ose të një bebi nënpeshë. Gjithashtu ndikojnë në aneminë e bebit, pra që ai të bëhet anemik.

Në rastin e infeksioneve mykotike gruaja ankon për të kruajtura nga poshtë, shtim të sekrecioneve, sekrecione të ujshme, me ngjyrë dhe që vijnë erë. Normalisht çdo femër ka sekrecione vaginale të cilat e mbajnë organin të lubrifikuar, por janë të pastra. Në rastin e infeksioneve urinare, gruaja ankon urinimin e shpeshtë dhe djegie gjatë urinimit.