Transmetuar më 09-01-2018, 22:01

Një lajm i rëndë ka goditur botën e futbollit teksa është ndarë nga jeta një futbollist i cili është aktivizuar në kampionatin anglez.

Ish-mbrojtësi i Wigan, Juan Carlos Garsia, ka humbur jetën ditën e sotme në moshën 29-vjeçare.

Juan Carlos Garsia ndërroi jetë pas luftës me sëmundjen e leucemisë.

Garcia ishte diagnostikuar me sëmundjen në fillim të vitit 2015 dhe qëndroi në Angli derisa u kthye në Honduras, në vendlindjen e tij në fund të vitit të kaluar.

Mbrojtësi ka qenë pjesë edhe e kombëtares së Hondurasit.

Me Kombëtaren e tij ai numëron 34 prezenca, ndërsa ka shënuar edhe një gol./a.k/noa.al/