Transmetuar më 09-01-2018, 21:13

Një grua e zemëruar është përballur me bashkëshortin e saj tradhëtar, pasi udhëtoi me shumë se 240 km për ta gjetur në një hotel me një grua tjetër.

Babai i dy fëmijëve udhëtoi drejt Wellingborough, Northamptonshire, për një takim pune, ndërsa gruaja e tij po kujdesej për dy vajzat e tyre të vogla në shtëpi.

Por ajo dyshonte se bashkëshorti e tradhëtonte, ndaj së bashku me ndihmën e nënës së saj vendosi që ta vërtetojë.

Pasi shkoi përballë hotelit ajo pa bashkëshortin e të dashurën e tij, dhe vendosi të përballet me ta në parkingun e makinave.

Ajo që filmoi gjithë ngjarjen ishte nëna e gruas së tradhëtuar.

Pamja dramatike e incidentit është postuar në rrjetet sociale dhe u bë virale. /k.k/noa.al/