Transmetuar më 09-01-2018, 18:06
Sipas portalit iberik “Diario Gol”, blerja e Mauro Icardit nga “Los Blancos” do të jetë “bomba” e merkatos dimërore.
Por sikur të mos mjaftojnë ky lajm, është e përditshmja angleze “Daily Express” që shkon edhe më larg, duke raportuar se kapiteni zikaltër ka kaluar madje edhe vizitat mjekësore me klubin madrilen.
Presidenti Perez e sheh argjentinasin si zëvendësuesin ideal të Karim Benzemas, që nuk e ka më rendimentin e dikurshëm.
Klauzola e largimit të Icardit është 110 milionë euro dhe sigurisht që drejtuesit e Interit nuk do të pranonin për një shifër më të vogël.
Me këtë lajm duket se Reali i Madridit e kërcënon seriozisht Interin.