Transmetuar më 09-01-2018, 16:46

Konsiderohen si dita më e lumtur e jetës për një çift, por një dasmë në Indi ishte e kundërta.

Dita më e bukur e një çifti në Indi u kthye në një arenë “lufte”, ku janë regjistruar përplasje të forta e deri në përdorimin e karrigeve dhe tavolina. 

Incidenti thuhet se u zhvillua në një vend dasmash në Agra, shteti i Uttar Pradesh i Indisë veriore, ndërsa për habi shkak u bë një ankesë për ushqimin. 

Dëshmitarët thanë se kishte një mosmarrëveshje lidhur me ushqimin që u shërbye në ceremoni, pas së cilës anëtarët e familjes nga të dyja palët dolën jashtë kontrollit.

Ashtu siç shihet edhe nga pamjet e videos së filmuar nga një kalimtarë, shfaqen mysafirët që luftojnë njëri-tjetrin duke përdorur sende të forta. /b.l/noa.al/