Transmetuar më 09-01-2018, 15:01

Vijon ndikimi i vranësirave të shpeshta me kthjellime të shkurtra në të gjithë vendi deri pas mesditës kur vranësirat shtohen dukshëm në territor.

Pjesa e dytë e ditës sjell fuqizim të vranësirave në të gjithë vendin duke sjellë në mbrëmje por kryesisht gjatë natës, reshje në të gjithë territorin. Parashikohen shira në pjesën më të madhe të Shqipërisë ndërsa reshje dëbore në zonat e thella malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por një rënie me 2°C sjellin orët e mesditës, më e ndjeshme në zonat malore.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Juglindor ndërsa në det do të vijojë dallgëzimi 2 ballë.

Europa

Europa Perëndimore dhe rajoni Mesdhetar duke përfshirë edhe pellgun e Adriatikut, dominohen nga vranësira dhe rrebeshe të shkurtra shiu.

Po ashtu, zona e Alpeve Europiane dhe pjesërisht vendet e Balltikut paraqiten me vranësira të dendura por reshje të pakta dëbore.

Ndërsa kthjellimet dominojnë pjesërisht  zonat Veriore dhe Qendrore të Europës si edhe Europën Lindore./b.l/noa.al/