Transmetuar më 09-01-2018, 13:09

Seenu Kumari është një vajzë 19 vjeçe, e cila nuk ka pasur shumë mundësi në jetë, por që zhvilloi një ide, e cila mund t’u shpëtojë jetën femrave nga përdhunuesit.

Ajo ka shpikur mbathjet kundër përdhunimit dhe së shpejti mund të jenë realitet, nëse projekti i kësaj vajze të re, do të gjejë fondet për tu zhvilluar dhe përmirësuar.

Seenu jeton në Farrukhabad, të Indisë, në rajonin e Uttar Pradesh, vend i njohur gjerësisht për numrin e madh të përdhunimeve.

Ishte pikërisht dëshira për të bërë diçka kundër kësaj plage të madhe në shoqëri, ajo që e futi vajzën në punë. Familja e saj është e varfër, por Seenu me naivitetin e saj, arriti që të kapërcejë çdo limit, duke krijuar mbathjet me kyç, të pajisura me Gps, një telekamerë dhe një butin për t’u aktivizuar në rast emergjence. Gjithçka do kushtojë 56 euro, për një palë.

“Mbathjet e mia janë prej plumbi dhe nuk mund të priten me thikë. I kam projektuar me një kyç i cili nuk hapet nëse nuk futet passwordi. Kam instaluar edhe një Gps, i cili me anë të një butoni mund të dërgojë mesazhe automatike për të lajmëruar të afërmit dhe policinë. Kështu që policia mund të ndërhyjë menjëherë dhe të ndalojë përdhunimin. Kam instaluar edhe një telekamerë të vogël, e cila mund të filmojë agresorin dhe të ruajë imazhin”, thotë e reja për mediat vendase, citon noa.al.

Normalisht një femër, nuk ka pse vesh gjithmonë mbathje të kësaj natyre, por do të ketë mundësinë që ti veshë nëse udhëton e vetme apo nëse ndodhet në një vend jo shumë të sigurtë.

Prototipi i mbathjeve kundër përdhunimit u dërgua në ‘National Innovation Foundation’ në Allahabad për tu testuar dhe tashmë Seenu ka një ëndërr të madhe në sirtar, “Nëse do arrij të gjejë fondet, mund të përmirësojmë cilësinë e produktit dhe të zhvillojmë teknologji më të sofistikuara. Në atë moment, do të jenë gati për t’u shitur në treg”. /a.y/noa.al