Transmetuar më 09-01-2018, 12:23

Gjithmonë i premtojmë vetes se nuk do konsumojmë shumë ushqim në ditët e festave për të evituar rëndesën që ndiejmë në stomak pas konsumimit të tëpërt.

Megjithatë kur vjen dita e festave gjithnjë ndodh ndryshe: thyejmë premtimin, pasi nuk mund të mos tundohemi nga gatimet e shijshme. 

Por, pas festave përveç merakut që ne kemi për peshën interesohemi dhe për desintoksikimin e trupit tonë. Është e rëndësishme që të konsumojmë sa më shumë lëngje, fruta dhe perime. 

Për të pasur ditë më energjike, fillo me pastrimin e organizmit nga toksinat e natës. Një lëng portokalli dhe molle në mëngjes është ideali për këtë, por edhe për të pasur më shumë shëndet dhe imunitet ndaj virozave të stinës, falë vitaminës C që përmbajnë frutat.

Lëng molle dhe portokalli

Përbërësit: 4 portokalle, 1 mollë

Përgatitja: Përfto ekstrakte molle dhe portokalli me anën e shtrydhëses dhe përzieji ekstraktet e përftuara me ujin. Konsumoje menjëherë lëngun pas ngrënies së mëngjesit. Është një përzierje shumë e mirë edhe për djegien e kalorive. /b.l/noa.al/