Transmetuar më 09-01-2018, 10:39

Mund të trembë por ka një sinjal që na jep trupi, duke na treguar se vdekja është fare pranë. Studiuesit e universitetit të Stokholm në Suedi, analizuan nuhatjen e një grupi personash në harkun kohor të 25 viteve.

“Shumë persona të moshuar kanë nuhatje të paktë dhe kjo nuk është e pazakontë. Ajo që është interesante është fakti se rënia e ndjesisë së nuhatjes paralajmëron rrezikun e vdekjes”, shpjegon drejtuesja e studimit, Ingrid Ekström.

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit mbajtën në konsideratë të dhënat e mbledhura nga 1774 persona me moshë nga 40 deri në 90 vjeç, ku ndjesia e nuhatjes së tyre, u kontrollua në intervale të rregullta kohore.

Të dhënat zbuluan se rënia e përqindjes së nuhatjes, shënonte afrim me fundin e jetës. Por pse ndodh kjo? Arsyet mund të jenë më shumë se një.

Për shembull, ka mundësi që me reduktimin e nuhatjes, një person humb oreksin duke qenë se nuk vlerëson shijen e asaj që konsumon. Kjo gjë çon në dobësimin e trupit dhe në përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

Një tjetër arsye mund të jetë e lidhur me neuronet, shkruan noa.al. Nuhatja është një ndjesi e brishtë dhe për ruajtjen e saj, ka nevojë për qeliza të reja dhe rezistente, por që jo gjithmonë me kalimin e viteve mund të garantohet ky proces.

Thënë ndryshe, por pa shumë panik, është mirë që të tregohet kujdes ndaj rënies së ndjesisë së nuhatjes dhe ushqyerjes korrekte në moshë të vonë. /a.y/noa.al