Transmetuar më 09-01-2018, 08:26

Frikë e madhe për lojtarin e futbollit turko-gjerman Deniz Naki, i cili natën mes të dielës dhe të hënës i shpëtoi një atentati në Gjermani.

Teksa po udhëtonte në autostradë, një makinë e cila ecte pranë tij hapi zjarr. Dy plumba goditën mjetin ku ndodhej futbollisti, por fatmirësisht pa e lënduar.

Naki, i cili luan me skuadrën kurde ‘Amed SK’, është deklaruar publikisht kundër Presidentit turk Erdogan dhe shumë turq, e konsiderojnë si armik të shtetit.

Naki, gjatë muajit prill 2017, u dënua në Turqi me 18 muaj burg me kusht, nën akuzën për propagandë filo-kurde, shkruan noa.al.

Deri më tani nuk janë identifikuar ende atentatorët, por të gjitha dyshimet çojnë në atë politike. Kjo prej faktit se sulmuesi, kishte marrë disa kërcënime me vdekje muajve të fundit. /a.y/noa.al