Transmetuar më 08-01-2018, 21:15

Një turist britanik është arrestuar për vdekjen e një prostitute në Tajlandë, e cila u rrëzua nga ballkoni i katit të pestë, raportojnë këtë të hënë mediat britanike.

Ngjarja ka ndodhur në një hotel, ku 25-vjeçari po kryente marrëdhënie me prostitutën Wannipa Janhuanthon.

Sipas mediave vendase, çifti po kryente “marrëdhënie seksuale të çuditshme” në ballkonin e hotelit ku ata po qëndronin.ImageKështu e kanë përshkruar rastin dëshmitarë nga vendngjarja. Vajza u rrëzua nga ballkoni i katit të pestë dhe ndërroi jetë menjëherë.

Ajo kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe fraktura të shumta. 26-vjeçarja u gjet e zhveshur nga autoritetet vendase, dhe kufoma u dërgua në morg për ekspertizë mjeko-ligjore.

Policia tajlandeze ka thënë se 25-vjeçari është arrestuar për veprat penale “neglizhencë duke shkaktuar vdekjen e të tjerëve”, “largim nga skena e krimit” dhe “qëndrim ilegal në vend” pasi i kishte skaduar viza. /k.k/noa.al/