Transmetuar më 08-01-2018, 20:56

Nga Ylli Manjani

Edhe sikur të ngrihet sot KLGJ dhe KLP nuk marrin dot vendime. Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar nenet e ligjit “ për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, sipas të cilave rregullohet vendimarrja e këtyre organeve.

Me fjalë të tjera KLP nuk bën dot asnjë një mbedhje që të zgjedhë kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, as për prokurorët e SPAK sepse nuk ka ligj. Ky është vakumi tjetër i madh që qëllimisht fshihet nga Rilindja për të mbajtur funksionimin e organeve të reja drejtësisë nën efektin e kaosit dhe për ti kontrolluar ato.

Tashmë precedenti që shumica politike vendos edhe jashtë rregullave të Kushtetutës, do të shtrihet edhe tek KLP dhe KLGJ e re, në kushtet kur nenet që tregojnë se si i marrin vendimet janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese!

Kështu që nxitimi për të zgjedhë KLGJ dhe KLP, aq më tepër në kushtet kur propozohe emra që nuk plotësojnë kriteret ligjore nuk e zgjidh krizën e sistrmit të ri të drejtësisë! Mjegulla mbi drejtësinë do shtohet dhe kontrolli politik i vendimeve të saj po bëhet gjithnjë e më shumë i dukshëm!

E përsëris ligjërisht as KLGJ e AS KLP nuk mund të marrin dot asnjë vendim në një mbledhje të rregult plenare!!! Nëse do merrnin vendime, ato do ishin thjesht politike!

Ekspertët e EURALIUS, që tashmë janë shndërruar hapur në zorrën qorre të Rilindjes, kanë shpikur një manual veprimi, por që nuk i jep zgjidhje këtij vakumi ligjor shumë të rrezikshëm.

Ky është vakumi nëpërmjet të cilit Rilindja pritet të marrë krejtësisht nën kontroll drejtësinë e re! Por për këtë nuk flet as Ekspertiza e as ambasadorët… Rilindja jo e jo. Për fat të keq as Opozita!

Zgjidhja është: Parlamenti urgjent duhet të plotësojë vakumin në ligje që është krijuar nga vendimi nr 34 i datës 10 prill 2017 i Gjykatës Kushtetuese Ky është veprimi i parë, pastaj është emërimi i KLGJ dhe KLP.

Emërimi i tyre dhe vënia nën presion për të funksionuar pa ligj është vijim i puçit Kushtetues të zgjedhjes se Prokurorit të përkohshëm!

Kështu zgjidhet kjo krizë, të paktën ligjërisht! Manualët e zorrëve qorre të ekspertëve që duan një dakortësi nga qeveria për të vijuar të mirëpaguhen, nuk ndihmojnë sistemin por Rilindjen!

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al