Transmetuar më 08-01-2018, 18:34

Një sherr masiv ka ndodhur në një lokal nate, në Marina di Ragusa, në Itali, në të cilin janë përfshirë katër shqiptarë dhe dy italianë.

Mësohet se shkak i sherrit, që degjeneroi me grushte e shkelma, ka qenë ngacmimi me fjalë dhe vështrime të tepruara të një vajze, e cila ndodhej në klubin e natës.

Pas konfliktit verbal, situata percipitoi në një sherr të madh me grushte e shkelma, nga ku një prej të rinjve mbeti i plagosur.

Gjashtë të arrestuarit, në orët e ardhshme, do të duhet të paraqiten para gjyqtarëve të gjykatës së Raguzës, pasi urdhri i paraburgimit është nënshkruar nga zëvendësprokurori Andrea Sodani, i kthyer në prokurori publike pas shërbimit në Gela.

Nuk dihet ende identiteti i shqitarëve. /k.k/noa.al/