Transmetuar më 08-01-2018, 18:06

Infeksionet vaginale duhet janë gjerësisht të përhapura tek femrat, të cilat duhen trajtuar, përpara se të kthehen në një problem serioz. Por para se të shkoni te mjeku, ka disa këshilla natyrale të cilat duhet ti provoni në shtëpi dhe që shërbejnë për të përforcuar mekanizmat mbrojtës të organizmit.

Uthulla e mollës, ndihmon për të riekuilibruar pehashin e acaruar. Hidhni tre pika uthull molle në një gotë me ujë dhe pini nga një gotë tre herë në ditë.

Konsumi i kosit natyral është një ndihmë e madhe për të shmangur infeksionet vaginale. Nëse aktualisht jeni prekur nga infeksioni, mund të vendosni pak kos në zonën intime.

Edhe ushqimi luan një rol të rëndësishëm, në rastin e infeksioneve vaginale dhe në fakt ka disa ushqime që ndihmojnë në parandalim apo edhe në eliminim.

Duhet të konsumoni ushqime që përmbajnë hekur, si bishtajat, jeshillëqet, midhjet.

Gjithashtu organizmi ka nevojë për zink, i cili gjendet tek mishi i qengji, tek kungulli dhe tek gruri natyral, shkruan noa.al.

Rol të rëndësishëm luan edhe vitamina B, e cila gjendet në ushqime si mëlçia, qumështi, veza dhe peshku. Një tjetër këshillë që duhet mbajtur parasysh, është që të vishni të brendshme pambuku, të cilat thithin lagështinë natyrale të trupit.

Vagina ka një mekanizëm vetëpastrues, kështu që duhet të lani dhe të mbani të pastër vetëm pjesën e jashtme të saj. /a.y/noa.al