Transmetuar më 08-01-2018, 17:25

Erdhi në jetë pak ditë më parë, nga një nënë 56-vjeçare, duke u cilësuar si një lindje e rrallë për shkak të moshës së të ëmës.

Vogëlushja Beatriz, erdhi në jetë në Itali me anë të një lindje natyrale, ndërkohë që aktualisht foshnja është teze e një vogëlushi shumë më të madh se ajo.

Beatriz është vajza e tretë e gruas, e cila ka edhe dy vajza më të mëdha, nga martesa e saj parë, që të dyja të martuara, njëra 28 vjeçe dhe tjetra 34.

Pikërisht më e madhja e motrave, disa vite më parë e bëri 56-vjeçaren gjyshe, kështu që në mes të muajit dhjetor, djali i 34-vjeçares e gjeti veten me një teze të sapolindur.

Vogëlushja e ardhur në jetë nga një lidhje e nënës e cila jeton në Treviso me një burrë 17 vite më të vogël se ajo, i cili banon në Cervignano del Friuli, u kthye në shtëpi bashkë me vogëlushen dhe të dyja gëzojnë shëndet të plotë, shkruan noa.al.

Në Trevigiano, ku gruaja është shumë e njohur edhe për aktivitetet e saj si sipërmarrëse, këto ditë nuk po flitet për gjë tjetër. /a.y/noa.al