Transmetuar më 08-01-2018, 14:42

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë kullën e Presidentit amerikan, Donald Trump.

Zjarri ka rënë në brendësi të “Trump Tower” në New York, rreth orës 08.00 të mëngjesit të sotëm me orën lokale.

Në pamjet e publikuara në mediat amerikane, të cilat Noa.al i sjell bashkëngjitur, shihet një shtëllungë e madhe tymi teksa del nga grataçela.

Në këtë kullë Presidenti Trump ka një rezidencë banimi, ndërkohë që aktualisht është zhvendosur në Washington.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërkohë që rezidenca e familjes Trump, ndodhet në katet e fundit të grataçelës.

Shërbimi zjarrfikës ndodhet në vendin e ngjarjes për të vënë situatën nën kontroll, ndërkohë që thuhet se nuk ka nevojë për evakuuim dhe nuk ka as të lënduar. /a.y/noa.al