Transmetuar më 08-01-2018, 12:41

Me qindra persona në të gjithë botën, gjatë kësaj të diele festuan “NoPantsDay”, ditën botërore pa pantallona.

Nga Berlini, në Pragë dhe deri në New York, ishin të shumtë ata që sfiduan acarin duke bërë një shëtitje në metro vetëm me mbathje.

Mes shumë kuriozëve dhe udhëtarëve, spikatën me dhjetëra njerëz gjysmë të zhveshur.

Ndërkohë edhe në Itali, u festua një ditë e tillë, ku qendra e takimit ishte në Milano të Italisë.

Pamjet nga kjo festë e pazakontë Noa.al, i sjell në fotogaleri. /a.y/noa.al