Transmetuar më 08-01-2018, 07:50

Një sërë këshillash kanë dhënë mjekët për përballimin e virozave të stinës një pjesë e të cilave janë shumë shqetësuese duke vënë në dyshim edhe jetën e pacientëve. Ndryshimi i sezoneve dhe ardhja e dimrit  sjellë me vete edhe ftohjen dhe gripin.

Të gjitha llojet e sëmundjeve mund të gjejnë “strehë” në dimër, ndaj edhe mjekët këshillojnë herë pas here të bëni kujdes, përveç antibiotikëve, edhe me ushqimet që duhet të hani më shumë apo më pak gjatë këtij sezoni.

Siç këshillojnë mjekët, kur antibiotikët nuk janë të nevojshëm, sepse ulin imunitetin e trupit, mund të bëni rezistencë dhe mund të luftoni bakteret edhe me ushqimet.

Por çfarë duhet të hani më shumë nëse jeni prekur nga virozat apo gripi i stinës?

Produktet e fermentuara si kosi, me proteina dhe vitaminë D në përbërjen e tyre mund të ndihmojnë për të luftuar virozat. Por gjithashtu, shumë në ndihmë ju vijnë edhe turshitë, thonë mjekët. Turshitë janë miqtë më të mirë kur jeni sëmurë. Forcojnë sistemin imunitar, por ushqejnë edhe zorrët me baktere të mira. Çdo lloj ushqimi shoqërojeni me turshi për të rritur imunitetin.

Disa këshilla të tjera si të mbroheni nga virozat e stinës

Qëndroni ngrohtë- Mbajtja ngrohtë e trupit parandalon kollën, ftohjen dhe gripin.

Lani vazhdimisht duart- Ajri është i mbushur me baktere dhe një pjesë e tyre i marrim përmes frymëmarrjes. Por kur duart prekin objekte të ndryshme dhe ato nuk lahen kjo do të bëjë që mikrobet që ndodhen në to ti transmetojmë në gojë, sy, hundë.

Shmangni vendet me shumë njerëz- Për shkak të dimrit njerëzit tentojnë të rrinë afër njeri- tjetrit, apo kondicionerit të ngrohtë. Mirëpo kjo duhet shmangur pasi mikrobet e personave të sëmurë do të ruhen në ajër dhe do të përçohen tek të tjerët.

Pini sa më shumë çaj bimor- Çaji bimor do të ndihmojë në forcimin e imunitetit dhe prodhimin e anti-trupave për luftimin e baktereve dhe mikrobeve në organizëm./b.l/noa.al/