Transmetuar më 06-01-2018, 18:57

Barcelona arrin marrëveshjen me futbollistin brazilian Philipp Coutinho.

Mediat në Angli raportojnë se ylli brazilian do të udhëtojë sonte për në Spanjë, për të kompletuar transferimin te katalanasit.

Liverpool ka tentuar ta bindë Philipp Coutinhon që të qendrojë deri në verë duke i ofruar edhe bonuse në pagë, por lojtari  ka refuzuar dhe ka kërkuar me çdo kusht që të largohet drejt Spanjës.

Mediat shkruajnë se lojtari do transferohet te Barcelona për 160 milionë euro.

Coutinho kërkohej edhe nga klube të tjera evropiane por braziliani zgjodhi katalanasit./a.k/noa.al/