Transmetuar më 06-01-2018, 17:05

Në Wells, një makinë prej dy ditësh ka qenë e pushtuar nga 20 mijë bletë.

Arsyeja? Sepse mbretëresha kishte ngecur në bagazhin e makinës. Carol Howarth, 65 vjecc, pronarja e makinës, tha se ishte habitur kur kishte parë atë tufë bletësh të mbledhura tek makina e saj.

“Ishte e pabesueshme, me të vërtetë. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Një gjë e tillë nuk tregon asgjë tjetër veçse forcën e natyrës” ka thënë Howarth.

Gjyshja kishte parkuar makinën e saj në qendër të qytetit, në kohën e drekës, për të bërë pazar. Por, kur ajo ishte larguar, mijëra bletë papritmas vërshuan drejt makinës së saj duke i lënë kalimtarët të habitur me këtë spektakël gumëzhitës.

Ndërsa ajo ishte duke bërë pazar, skuadra e shpëtimit kishte arritur të kapte bletët. Duke menduar se çdo gjë kishte përfunduar, ajo u nis për në shtëpi, por nuk përfundoi me kaq.

Disa bletë nga tufa e përndoqën gjyshen deri në shtëpi. Ajo thërriti përsëri skuadrën që kap bletët, dhe kështu gjetën bletën mbretëreshë brenda në automjet. /k.k/noa.al/