Transmetuar më 06-01-2018, 10:04

Këtë herë çudia e radhës na vjen nga Bankoku, kryeqyteti i Tailandës. Vajza ‘ujk’ quhet një adoleshente, e cila njihet si vajza me qimet më të gjata në botë, duke ndryshuar në mënyrë drastike.

Sumatra Susuphan, lindi me Sindromin e Ambras, një gjendje jashtëzakonisht e rrallë e njohur edhe si sindroma "Volfram".

Fotot e saj kanë bërë xhiron e botës për shumë kohë pasi asnjë tjetër nuk është si ajo. Madje Susuphan është futur edhe në Librin Gines që në vitin 2010.

Tani ajo ka vendosur që të bëjë një ndryshim drastik në look-un dhe në jetën e saj.

Më në fund ajo vendosi që të “çlirohej” nga qimet në fytyrë dhe të përjetojë dashurinë me të dashurin e saj me të cilin ka lidhur edhe kurorë.

Lajmin e ka dhënë vetë vajza përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ku fotos me të dashurin i shton edhe mbishkrimin: “Ti nuk je vetëm i dashuri im i parë, ti je dashuria e jetës sime”.

Mendohet se vetëm 50 njerëz që nga Mesjeta kanë vuajtur nga kjo sindromë që shkakton rritjen e tepërt të qimeve. /b.l/noa.al/