Transmetuar më 05-01-2018, 17:17

Të gjitha vakteve të ushqimit, u duhet dhënë koha e duhur për t’u konsumuar dhe për t’u shijuar, në mënyrë që shëndeti ynë të jetë i pacënuar nga asnjë faktor. Por janë disa gjëra, që për efekt të kohës së kufizuar, të gjithë i bëjmë, duke harruar kështu që shumë prej tyre mund të ndikojnë negativisht shëndetin tonë… 

1. Shmangni gjumin direkt pas ngrënies

Miti i të ngrënit përpara se të shtrihemi për gjumë, është një shkaktar i drejtpërdrejtë i peshës së tepërt. Nga ana tjetër fjetja me stomakun plot shkakton urthin në stomak, aciditet të lartë dhe gjithashtu rrit rrezikun për një atak të mundshëm kardiak. Ekspertët bien dakord që duhet të shtrihemi për gjumë, jo më pak se dy orë pas ngrënies.

2. Jo dush direkt pas ngrënies

Kur ne bëjmë dush, ose thjesht lajmë trupin, temperatura e trupit tonë rritet ndjeshëm, kështu, trupi grumbullon një sasi të madhe të gjakut në afërsi të lëkurës, e në këtë mënyrë ndërpritet tretja e ushqimit dhe gjithashtu ngadalësohet metabolizmi. Koha më e mirë për të bërë dushin pas ngrënies është rreth 30 minuta pas ngrënies.

3. Mos konsumoni çaj direkt pas ngrënies

Sipas studimeve, kjo pije ndikon në asimilimin e hekurit, një mineral që ka rol shumë të rëndësishëm në trupin e njeriut. Për këtë arsye, fëmijët, gratë shtatzëna, dhe njerëzit që kanë nevojë për hekur duhet ta shmangin përdorimin e çajit direkt pas ushqimit, duke e pirë atë, një orë pas ngrënies. Për të rriturit është më e këshillueshme të konsumojnë një kafe ose thjesht ujë.