Transmetuar më 01-01-2018, 14:05

Një tmerr për familjen e një çifti të ri të cilët ishin duke festuar natën e ndërrimit të viteve, por ajo iu shndërrua në tragjedi.

Djali i tyre vetëm dy vjeç, humbi jetën dhimbshëm pasi ra nga pallati ku jetonin.

Gjithçka ndodhi në qytetin Pavia në Itali, raporton noa.al duke cituar policinë lokale që raportoi në mediat vendase.

Vogëlushi kishte hipur mbi tavolinë në dhomën e ngrënies së shtëpisë së tyre në Mortara (Pavia), por në një moment të pafajshëm ra pasi dritarja pranë tryezës ishte e hapur dhe i vogli vdiq fatalisht.

Ngjarja erdhi në momentet kur nëna e të voglit gjendej edhe ajo në kuzhinë duke gatuar për natën festive të ndërrimit të viteve. Gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe nëna nuk arriti ta shpëtojë djalin e saj dyvjeçar duke u përpirë nga një tmerr i vërtetë që ua ktheu festën në mort.

Mediat lokale raportojnë se ngjarja ndodhi në familje emigrantësh nga Egjipti. /noa.al/

Foto arkiv, ilustruese