Transmetuar më 30-12-2017, 15:23

Ky është horoskopi për ditën e diel, 31 dhjetor 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, financat dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Jeta juaj në çift do vazhdojë të mbetet e mirë edhe gjatë kësaj dite. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje apo probleme me partnerin/en tuaj. Beqarët do ndihmohen nga Mërkuri dhe do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Do ndihen edhe më mirë që sot. Në planin financiar duhet të mateni mirë para se të kryeni shpenzime të mëdha.

Demi

Falë bekimit të yjeve, jeta juaj në çift do jetë mjaft harmonike gjatë kësaj dite. Do kuptoheni me shikime dhe me gjeste me partnerin/en. Beqarët nuk duhet të bien pre e gënjeshtrave që do iu thonë disa persona sepse do lëndohen pa masë në të ardhmen. Për financat duhet të përkujdeseni më tepër.

Binjakët

Jeta juaj në çift do jetë gjatë gjithë ditës e qëndrueshme. Do i harroni të gjitha problemet që keni pasur dikur dhe do mendoni vetëm për të ardhmen. Beqarët nuk do jenë në humor për të dalë nëpër takime dhe do mbeten sërish të vetmuar. Kujdes me financat. Për shkak të shpenzimeve të që do ju duhet të kryeni, situata do destabilizohet.

Gaforrja

Marrëdhënia në çift do jetë disi më e stabilizuar sot. Nëse keni çështje të pazgjidhura flisni hapur me partnerin/en. Beqarët do joshin persona të papërshtatshëm me të cilët nuk mund të krijojnë një lidhje. Në planin financiar situata do vijë duke u stabilizuar ndjeshëm fale maturisë dhe përkujdesit që keni treguar.

Luani

Dielli do e bëjë edhe më të bukur sot jetën tuaj në çift. Do keni një komunikim më të mirë me partnerin/en dhe do i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet që keni pasur. Për beqarët do jetë një ditë më me fat se kurrë. Shfrytëzojeni deri në maksimum. Situata financiare do jetë delikate, megjithatë me pak menaxhim gjithçka mund të ndryshojë.

Virgjëresha

Nuk do e toleroni për asnjë moment sot atë që keni në krah dhe kjo do e turbullojë situatën. Në fund të ditës do pendoheni për gabimet që keni bërë. Beqarët do jenë të paqartë për atë që duan dhe kjo do i pengojë të dalin edhe nëpër takime. Do humbni mundësi me të vërtetë të mira. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni, situata nuk është e favorshme.

Peshorja

Ambienti në çift do jetë shumë i vështirë gjatë kësaj dite. Nuk do arrini dot të ruani një komunikim të ngrohtë me partnerin/en, por në çdo moment do debatoni. Beqarët do ia shprehin pëlqimin apo ndjenjat një peroni dhe ai do ua kthejë më të njëjtën mënyrë. Në planin financiar duhet të mendoheni mirë para se të kryeni investime.

Akrepi

Mos provokoni xhelozinë sot tek ai që keni në krah sepse do keni debate të forta dhe do e prishni atmosferën e ngrohtë e cila ishte krijuar. Beqarët as sot nuk do kenë mundësi të krijojnë një lidhje serioze. Mundësitë do ekzistojnë, por ata do kenë më shumë pretendime sesa duhet. Në planin financiar duhet të jeni sa më vigjilentë që të mundeni.

Shigjetari

Vazhdimësia e jetës suaj në çift sot do varet nga mënyra se si ju do silleni dhe se sa do e respektoni atë që keni në krah. Beqarët nuk duhet të dalin jashtë realitetit sepse do lëndohen pa masë dhe sërish nuk do krijojnë dot lidhjen që kanë ëndërruar. Në planin financiar do jeni të organizuar dhe nuk do bëni asnjë çmenduri. Gjërat do ecin si duhet.

Bricjapi

Vështirësi të mëdha nuk do ketë gjatë kësaj dite, por gjithsesi jeta në çift nuk do jetë aq pasiononte sa ju dëshironi. Mundohuni të paktën të ruani një klimë të qetë sepse më pas situata mund të përmirësohet më tepër. Beqarët do kenë flirte, asgjë më tepër. Edhe në planin financiar do jeni me fat dhe do e stabilizoni situatën sa hap e mbyll sytë.

Ujori

Jeta juaj në çift do jetë mjaft e trazuar gjatë kësaj dite. Do dëshironi t’i bëni gjërat sipas mendjes suaj dhe kjo nuk do i pëlqejë aspak atij që keni në krah. Beqarët do kenë shumë vështirësi për të krijuar një lidhje serioze sepse personat që do takojnë do duan vetëm aventura kalimtare. Në planin financiar mund të kryeni shpenzime, por aq sa ua mban xhepi.

Peshqit

Ditë e favorshme për dashurinë në çift kjo e sotmja. Do përkujdeseni jashtë mase për personin që keni në krah dhe do jeni më të kuptueshëm me të. Beqarët do kenë jashtëzakonisht shumë teka dhe nuk do mund të krijojnë një lidhje të qëndrueshme. Financat do kenë përmirësime të ndjeshme nga disa ditë më parë./b.l/noa.al/