Transmetuar më 28-12-2017, 15:02

Vranësira dhe reshje të dobëta shiu e dëbore dominojnë territorin deri pas mesditës kur pritet ndalim i reshjeve në pjesën më të madhe të vendit.

Orët e vona të pasdites sjellin gradualisht kthjellime në zonat veriore dhe Qendrore por Jugu dhe Juglindja mbeten me reshje të pakta shiu e dëbore gjatë natës dhe orët e para të së shtunës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë 4- 5°C rënie në të dy ekstremumet termike të ditës duke luhatur vlerat e tyre nga -2 në 13°C.

Era do të fryjë mesatare por herë pas here e fortë, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke ruajtur në det dallgëzimin 4 ballë.

Europa

Europa Juglindore dhe Mesdheu Qendror mbeten me vranësira e reshje të dendura shiu e dëbore.

Po ashtu, vranësira dhe rrebeshe të shkurtra shiu përfshijnë ishujt Britanikë dhe Jugperëndimin e Europës por reshjet e dëborës dominojnë motin në Veri dhe Verilindje të Europës.

Ndërsa skaji Jugor i gadishullit Iberik dhe pjesa më e madhe e Europës Qendrore paraqiten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta. /b.l/noa.al/