Transmetuar më 27-12-2017, 14:59

Tiranë, NOA.al- Pjesa e parë e ditës, mbetet e vranët me shira të intensitetit mesatar thuajse në të gjithë territorin. Edhe orët e pasdites mbeten me shira të dobët deri mesatarë ndërsa vonë në mbrëmje pritet pakësim gradual i shirave por edhe gjatë natës, shirat mbeten prezent në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sërish rriten lehtë gjatë mëngjesit ndërsa një rënie me 2 – 3 °C do të pësojnë vlerat termike të mesditës. Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 44 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.

Europa

Vranësirat dhe reshjet e shiut dominojnë pjesën më të madhe të Europës ku shira të dendur pritet të bien në pellgun Mesdhetar dhe brigjet Ballkanike ndërsa reshje dëbore dominojnë Skandinavinë dhe pjesërisht Alpet Europiane.

Ndërsa Europa Perëndimore dhe pjesërisht zonat Qendrore dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta. /a.y/noa.al