Transmetuar më 27-12-2017, 09:00

A jeni kuriozë të dini sa ka fituar Mariah Carey me hitin "All I want for Christmas is you"? The Economist ka dhënë përgjigjen dhe janë vërtet shumë. 

Sipas kalkulimeve Mariah ka xhiruar në llogarinë e saj jo më pak se 60 milionë dollarë vetëm nga kënga e krishtlindjeve të vitit 1994, e cila vazhdon të mbetet një ndër më të preferuarat edhe sot pas 23 vitesh. 

Është e pamundur që gjatë këtyre pushimeve të mos e keni dëgjuar të paktën qoftë edhe një herë. 

Në studim theksohet se ‘All I Want for Christmas Is You’ është kënga më e transmetuar nga 13 këngët më të njohura të Krishtlindjeve në Spotify.

Kështu që mendoni për paratë që ia dhuroni Mariah Carey sa herë që dëgjoni “All I Want for Christmas Is You”. /b.l/noa.al/