Transmetuar më 26-12-2017, 16:18

Ky është horoskopi për ditën e mërkurë, 27 dhjetor 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, financat dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Venusi do jetë i pozicionuar keq sot në jetën tuaj në çift dhe do sjellë mosmarrëveshje të shumta. Kujdes mos e prekni partnerin/en atje ku i dhemb më shumë sepse do e përkeqësoni situatën. Beqarët nuk do jenë të sigurtë për atë që duan të bëjnë dhe do mbeten me të njëjtin status. Financat mund të kenë ndonjë tronditje të vogël.

Demi

Kjo ditë do jetë e mbushur me surpriza sot në jetën tuaj në çift. Për disa ato do jenë pozitive e për disa jo fort të këndshme. Gjithçka do jetë në varësi të sjelljes suaj. Beqarët do kenë takime cilësore të cilat mund të sjellin histori dashurie serioze. Financat nuk do jenë të këqija.

Binjakët

Qielli i dashurisë do jetë shumë i trazuar gjatë kësaj dite. Do keni debate të forta me partnerin/en dhe do ndiheni keq. Beqarët do jenë sensualë dhe mjaft romantikë. Do bëjnë shumë persona për vete dhe më pas do mund të zgjedhin të duhurin. Të ardhurat do përmirësohen shpejt.

Gaforrja

Qetësia e tepruar mund t’i bëjë dëm jetës suaj në çift gjatë kësaj dite. Mundohuni të komunikoni për gjithçka me partnerin/en dhe të shkëmbeni mendime me të. Beqarët do jeni kapriçozë dhe të pavendosur për të bërë ndonjë zgjedhje. Financat fatmirësisht do jenë të mira.

Luani

Jeta juaj në çift do marrë një kthesë tjetër gjatë kësaj dite edhe më të mirë nga sa ka qenë më parë. Do dini të toleroni dhe të hapni rrugë. Edhe për beqarët priten të reja pa fund. Shfrytëzojeni ditën deri në maksimum. Në planin financiar duhet pasur shumë kujdes me shpenzimet.

Virgjëresha

Keni kohë që marrëdhënia mes jush dhe partnerit/es është ftohur? Sot do keni mundësi të afroheni më tepër me të dhe te flisni për gjithçka. Ai/ajo do tregohet më i kuptueshëm dhe do dijë të kërkojë falje. Beqarët më mirë të tregohen të matur me personat që do takojnë. Në planin financiar duhet të tregoheni të matur.

Peshorja

Do i kushtoni shumë rëndësi partnerit/es tuaj gjatë kësaj dite dhe nuk do e lini atë të mërzitet për asnjë çast. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do ndihen më të qetë dhe do sqarojnë gjithçka. Beqarët do flirtojnë pa fund me personat që do kenë pranë dhe dikush do ua kthejë me të njëjtën monedhë. Financat priten të përmirësohen.

Akrepi

Nëse jeni një zemër e vetmuar nuk do keni fat dhe do vuani shumë gjatë kësaj dite. Ata që kane tashmë një lidhje të qëndrueshme do debatojnë ashpër me partnerin/en, por nga ana tjetër edhe do dashurohen në mënyrë pasionante me të. Financat fatmirësisht do jenë të mira.

Shigjetari

Jeta në çift ka rrezik të kalojë një dite të vështirë sot. Do ju ndryshojë shpesh humori dhe do debatoni ashpër me personin që keni në krah. Beqarët nuk duhet të ecin me sy mbyllur, por duhet të mendohen mirë para se t’i japin fjalën dikujt. Ndikimi pozitiv i Diellit dhe Marsit do përmirësojnë situatën financiare.

Bricjapi

Jeta në çift do jetë mjaft e stabilizuar sot. Do i diskutoni me qetësi të gjitha ato tema delikate të cilat më parë krijonin probleme. Beqarët nuk mund të qëndrojnë indiferentë ndaj disa personave që do i joshin. Financat do jenë të mbrojtura gjithë kohës edhe pse ju mund ta teproni paksa me shpenzimet.

Ujori

Venusi do jetë i pozicionuar më së miri sot në jetën tuaj në çift dhe gjithçka do shkojë për mrekulli mes jush dhe partnerit/es. Do e toleroni edhe më tepër njeri-tjetrin. Beqarët do kalojnë çaste të këndshme me miqtë e ngushtë dhe nuk do e ndiejnë fort nevojën e dikujt në krah. Sektori i financave do jetë mjaft i privilegjuar.

Peshqit

Marrëdhënia në çift do jetë e bazuar tek mirëqenia dhe tek bashkëpunimi në çift gjatë kësaj dite. Do ndiheni mjaft mirë pranë atij që dashuroni dhe do ndiheni gati për të marrë edhe vendime me rëndësi. Beqarët do kërkojnë një person perfekt dhe kjo dëshirë nuk do mund t’iu realizohet. Financiarisht do njiheni me momente të vështira. /b.l/noa.al.