Transmetuar më 25-12-2017, 23:08

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Maqedoni.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Çair të Shkupit, ku një djalë 17 vjeçar është goditur me thikë gjatë një përleshjeje në autobus.

Në videon e mëposhtme ju mund të shihni momentin kur djali është nxjerrë nga autobusi duke u mbajtur në krahë.  

Mediat vendase shkruajnë se dy grupe adoleshentësh janë konfrontuar dhe si pasojë ka mbetur i plagosur një 17-vjeçar.

Adoleshenti nuk ka rrezik për jetën, ndërsa Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë./a.k/noa.al/