Transmetuar më 25-12-2017, 16:25

Presidenti i Republikës Ilir Meta i dha nënshtetësinë, një kërkesë e hershme e kryepeshkopit, që i ishte refuzuar nga të gjithë presidentët përpara Ilir Metës, me argumentin e ndjeshmërisë së kësaj çështje për opinionin publik shqiptar.

Kundërshtimet erdhën pikërisht sepse Anastas Janullatos nuk ishte shqiptar dhe kjo mund të çonte në humbjen e autoqefalisë së kishës, shkruan Dritare.net.

Por ka qenë i menjëhershëm reagimi i priftit të kishës “Shën Maria” në Elbasan, At Nikolla Marku, i cili e quan këtë akt një turp pasi dihet se grekët po luftojnë që kishën ortodokse ta kenë gjithmonë të tyren.

Ai thekson ndër të tjera se presidenti Meta ka bërë diçka të pafalshme, saqë mori nje vendim të gabuar, si dhe ne kemi kundërshtuar gjithmonë sepse rregullat e kishës të çdo shteti ndryshojnë.

“Është përdhosur historia e shqiptarëve, martire e kishës ortodokse shqiptare janë shumë të shqetësuar atje ku janë brenda, bashkë një zëri ata thonë çfarë po bëhet atje lart mbi ne? Kush po e rrëmben Shqipërinë? Grekët luftojnë që Kishën Ortodokse ta kenë gjithmonë të tyren.

Ne duam që të shkojë drejtësia në vend, duam që kishën ortodokse shqiptare ta drejtojë veprimtarinë e asaj ta shqiptaret më gjak dhe me gjuhe shqiptare”. /k.k/noa.al/