Transmetuar më 24-12-2017, 22:09

Kantautori i famshëm Redon Makashi, nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij që nuk arriti dot të fitojë asnjë çmim në Festivalin e 56-të të Këngës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kantautori shkruan se këtë këngë e vrau me duart e tij, pasi shkeli premtimin që nuk do të merrte më pjesë në Festivalin e Këngës

 “Kjo këngë lindi ashtu nga unë , u vesh aq bukur e me fines nga orkestrimi i Genti Myftarait , filoj të flas me vargjet e Timo Flokos …. Kështu që filloj të ec me këmbët e saj e të rritet ashtu ngadal ngadal në rruget e panjohura me njerez qe e duan dhe e poshterojne me ata qe e puthin e ata qe e peshtyne gjthsesi tani doli ne jete e do ec vete …. Po per nje gje me vjen keq , e vrava me duart e mija pa lindur mire Shkela mbi nje parimin tim qe isha betuar qe kurr nuk do merrja pjes neper konkurime e festivale po thjesht do isha nje spektator i mire i tyre JU DUA …..”, shkruan Redon Makashi.

Kujtojmë se Redon Makashi garoi me këngën e titulluar “Ekziston”, ndërsa festivali u fitua nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall”. (e.c/noa.al)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd