Transmetuar më 24-12-2017, 19:44

Që pas shkarkimit nga klubi grek Olympiacos, trajneri shqiptar Besnik Hasi ende nuk ka gjetur një pankinë.

Ai ka mbetur pa punë që nga fundi i shtatorit të këtij viti.

Hasi u detyrua të largohej, pasi në pesë javët e para të kampionatit ndodhej në vend të pestë, edhe pse kishte kualifikuar klubin për në UEFA Champions League.

Së fundmi tkeniku shqiptar e ka dërguar klubin grek në gjyq pasi ata i detyrohen atij shumën e mbetur prej 1.2 milionë eurosh që parashikohej në kontratë.

Hasi ka drejtuar më parë edhe Anderleht dhe Legia Varsavë./a.k/noa.al/