Transmetuar më 24-12-2017, 10:29

Një vajzë e re shqiptare, ka humbur jetën tragjikisht në Itali, teksa në gjendje gjumi është rrëzuar nga kati i dytë.

Viktima është 16-vjeçarja Brikena Mehmeti, e cila në gjendje somnambul, duke ecur në gjumë, për shkak se ngatërroi dritaren e banjës me një derë, ra nga mbi katër metra lartësi nga apartamenti ku banonte, në zonën e Loria.

Ngjarja e rëndë u shënua më 15 dhjetor, ku adoleshentja shqiptare u shtrua në spitalin e Trevizos.

Por për shkak të plagëve të marra dhe rreth një jave në koma, nuk ia doli dot.

E reja ishte nga Prishtina dhe funerali i saj do të mbahet ditën e Krishtlindjeve, në vendlindje. /a.y/noa.al