Transmetuar më 24-12-2017, 08:42

Rreth dy vite më parë Albin Kurti dha dorëheqjen si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, duke ia lënë vendin Visar Ymerit.

Por tashmë, duket se ai ka vendosur që të marrë sërish drejtimin e partisë së themeluar prej tij.

Këtë fakt e ka bërë me dije sekretari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai shkruan se Albin Kurti do të kandidojë për kryetar të kësaj partie.

“Si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, nënshkrova në mbështetje të kandidaturës së Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes. Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm kishte miratuar sot, pas verifikimit, deklaratën e tij të kandidimit, dhe tashmë ka nisur zyrtarisht grumbullimi i nënshkrimeve”, ka shkruar Vraniqi mbrëmjen e së dielës. /a.y/noa.al