Transmetuar më 22-12-2017, 17:49

Ish- deputetja e PDIU, Mesila Doda ka reaguar ashpër pas vendimit të qeverisë për të ngritur një varrezë tjetër për ushtarët grekë në Dropull.

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputetja citon reagimin e ministrit grek Kotzias i cili tha se vendimi i qeverisë shqiptare është një hap për ‘qetësimin e shpirtrave të të rënëve’.

Doda pyet ministrin grek nëse edhe shqiptarët e Çamërisë kishin shpirt që i vranë dhe i lanë sipas saj pa varr.

Statusi i plotë:  Kotzias ka deklaruar se vendimi i qeverise shqiptare per nje varreze tjeter te ushtareve greke ne Shqiperi eshte nje hap tjeter per “qetesimin e shpirtrave te reneve” Nje pyetja kisha… po shqiptaret e Çamerise a kishin shpirt qe i vrate, i dogjet e i late pa varr? Nuk ishin ushtare… ishin popullsi e pafajshne ne pune te vet… Zoti Minister…. A kane shpirt Çamet… ata qe i keni vrare e i keni lene pa varr? A vlejne njesoj shpirtrat e ketyre qenjeve njerzore???