Transmetuar më 22-12-2017, 17:32

Pep Guardiola kërkon të përforcojë skuadrën në merkaton e muajit janar, duke vënë në shënjestër 3 futbollistë. Njëri prej tyre është Alexis Sanchez, kontrata e të cilit me Arsenalin po shkon drejt skadencës. Kjo nuk është hera e parë që flitet për kalimin e Sanchez te City. 

Gjithsesi, transferimi i Sanchez në “Etihad Stadium” nuk është çështja më urgjente për t’u zgjidhur për Manchester City.

Skuadra e Guardiolës ka prioritet gjetjen e një zëvendësuesi të Kompany, duke parë dëmtimet e shpeshta të tij, e në këtë pikë kandidaturat janë Van Dijk i Southampton dhe Inigo Martinez nga Real Sociedad.

Në të njëjtën kohë, “Citizens” janë në kërkim edhe të një mesfushori që do të luajë në vendin e Yaya Toure, i destinuar të lërë Manchester Cityn në fund të sezonit.

Fernandinho do të rinovojë kontratën me skuadrën angleze, por kjo mund të mos mjaftojë, kështu që Manchester City ka hedhur sytë nga 22-vjeçari i Borussias së Dortmundit, Julian Weigl, që pëlqehet nga Guardiola, edhe pse ëndrra e 46-vjeçarit është Sergi Busquets, për të cilin City mund të ofrojë 55 milionë euro në muajt e verës.