Transmetuar më 22-12-2017, 08:40

Lajmi më i bujshëm i muajit të fundit ishte padyshim fejesa e princit Harry të Anglisë me aktoren amerikane Meghan Markle.

Pallati mbretëror anglez, ka shpërndarë këtë të enjte dy fotografitë zyrtare të fejesës së princit Harry dhe bashkëshortes së tij të ardhshme Meghan.

Në të dy fotografitë të realizuara nga fotografi i modës dhe i personazheve të famshëm, Alexi Lubomirski, Meghan shihet seksi dhe me një fustan transparent.

Javën e kaluar Kensington Palace, komunikoi zyrtarisht edhe datën e dasmës së princit Harry, duke zbuluar se do të mbahet në famullinë e St. George të kështjellës Windsor.

Martesa mbretërore më e pritur e vitit të ardhshëm mes princit Harry dhe Meghan Markle do të mbahet më 19 maj të vitit 2018.

Laji për fejesën zyrtare mes Harryt dhe aktores amerikane Meghan Markle, u mësua në mes të muajit nëntor.

Por para martesës, Meghan Markle, aktualisht protestante dhe amerikane, do të ndryshojë besim fetar dhe shtetësi, duke u pagëzuar në një kishë angleze. /a.y/noa.al