Transmetuar më 19-12-2017, 22:44

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në aeroport nga policia italiane në momentin që do të hipte në aeroplan.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, në pranga ka rënë Betim Ymeri, i shpallur në kërkim që prej vitit 2012.

Shqiptari është ndaluar në momentin që po merrte aeroplanin, me destinacion Milanon.

Kjo pasi nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se është dënuar nga Gjykata e Apelit të Triestes me 2 vite e 10 muaj burg si dhe 14 mijë Euro gjobë për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas mediave italiane, Ymeri duhet të vuajë edhe 1 vit e 10 muaj burg.

Oficerët e policisë italiane në aeroport vunë re se dokumenti i 34-vjeçarit përmbante të dhëna që nuk përputheshin me identitetin e tij. (e.c/noa.al)