Transmetuar më 17-12-2017, 23:36

Nuk kanë dëshirë dhe fantazi vetëm amerikanët e europianët për të zbukuruar shtëpi dhe zona të tëra plot e përplot me rastin e fundvitit.

Fshati Pjetërshan në Kosovë, i cili ndodhet disa kilometra nga Gjakova, para festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri i ngjan një vendi të zbukuruar si në përralla.

Drunjtë, ura, qendra në fshat, shtëpitë dhe oborret dhe veçanërisht kisha dhe hapësira rreth saj janë zbukuruar me drita të shumëngjyrëshe. 

Fshati i Gjakovës mahnit përsëri me dekorimin për festa

Kjo tashmë po bëhet traditë për banorët e fshatit.

Fshati Pjetërshan tashmë prej vitesh është fshati më bukur i zbukuruar në Kosovë, pse edhe jo edhe në Ballkan dhe më gjerë.

E tradita nuk u ndal as sivjet duke bërë që ky fshat të jetë sërish i vetmi kaq këndshëm stolisur për festa.