Transmetuar më 12-12-2017, 08:28

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev do të vizitojë ditën e sotme Kosovën.

Siç raportojnë mediat kosovare, gjatë vizitës në Prishtinw, Zaev do të mbajë Një sërë takimesh me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës.

Mësohet se ai do të ketë takime me kryeministrin Ramush Haradinaj, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli si dhe me presidentin Hashim Thaçi.

Theksojmë se kjo është vizita e parë zyrtare e një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë. /b.l/noa.al/