Transmetuar më 08-12-2017, 20:35

Ashtu siç u paralajmërua pak ditë më parë, edhe vendet fqinje kanë vendosur që t’i vijnë në ndihmë Shqipërisë, pas përmbytjeve që përfshinë vendin.

Qeveria e Serbisë ka vendosur këtë të premte që t’i japë Shqipërisë 100 mijë euro ndihmë ndaj vendit tonë.

Vendimi vjen për të ndihmuar Shqipërinë nga përmbytjet dhe dëmet e mëdha materiale që shkaktuan reshjet e dendura.

Kujtojmë se pas përmbytjeve që përfshinë vendit shumë shtete fqinje treguan gatishmëri për të ofruar ndihmë, mes të cilave Kosova Maqedonia, Mali i Zi etj.

Ndërkohë, vijon puna për rimëkëmbjen e situatës në zonat më të prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit. (e.c/noa.al)