Transmetuar më 08-12-2017, 17:26

Kompanitë japoneze duan që të luftojnë fenomenin e “superpunës”. Qëndrim i gjatë i punëtorëve përtej orarit të punës, shkakton çdo vit raste të përsëritura për shkak të ngarkesës në punë, në Kinë.

Kështu “Taisei”, një kompani që merret me sigurinë në vendet e punës, ka shpikur një dron, i cili do të fluturojë mbi kokat e punonjësve, dhe do ti shqetësojë duke përhapur muzikën tradicionale “Auld Lang Syne”, e cila përdoret gjerësisht në Japoni, për të lajmëruar mbylljen e dyqaneve.

Droni i cili quhet “T-Frend”, është i pajisur me një video kamerë për të regjistruar punonjësit e padisiplinuar dhe që punojnë shumë gjatë.

Kompania e cila së bashku me Blue Innovation dhe shoqërinë ‘NTT-East’, ka zhvilluar dronin, lajmëroi se do të shpërndahet tek klientët e saj duke nisur nga muaji prill dhe se qiraja e saj do të jetë 50 mijë yen, ose rreth 450 dollarë në muaj.

Kompania, siç shkruan noa.al, po vlerëson edhe mundësinë që ta pasurojë dronin edhe me njohjen e fytyrave, për ta përdorur për qëllime sigurie. /a.y/noa.al