Transmetuar më 07-12-2017, 23:33

Përcaktohen skuadrat që kalojnë fazën e grupeve në kompeticionin e Ligës së Europës.

Skuadrat që kanë siguruar kualifikimin vijojnë si më poshtë:

Vendet e para: Villarreali, Dinamo i Kievit, Braga, Milan, Atalanta, Lokomotiva e Moskës, Plzen, Arsenal, Salzburg, Lazio dhe Zeniti i Petersburgut.

Vendet e dyta: Real Sociedad, Nice, Ostersunds, Marseille, Crvena Zvezda, Steaua e Bukureshtit, Kopenhaga, Lyoni, Aeku i Athinës, Ludogorets, Partizani i Beogradit dhe Astana.

Skuadrave të mësipërme do t’i bashkëngjiten edhe skuadrat që zunë vendet e treta në Ligën e Kampionëve, që vijojnë si më poshtë:

Cska Moska, Celtic, Atletico Madrid, Sportingu i Lisbonës, Sparta e Moskës, Leipzig, Napoli dhe Borussia Dortmund.

Shorti për fazën tjetër do të hedhet të më 11 dhjetor, ditë e hënë nga ora 12:00./a.k/noa.al/