Transmetuar më 07-12-2017, 22:01

Rajmonda Bulku është padyshim një nga aktoret më të mëdha në kinematografinë shqiptare.

Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan nga ku përveç shfaqjeve foli edhe për familjen.

Bulku tha se është e martuar prej 38 vitesh dhe është gjyshe e tre nipërve ndërkohë që shtoi se vajza e saj është në pritje të fëmijës së dytë.

Gjatë emisionit ajo po ashtu u surpriza edhe nga nipërit e saj të cilët e uruan edhe për premierën e shfaqjes.

“Ne mundohemi që në rast se thirremi diku të flasim, por jemi edhe larg këtyre rrjeteve sociale sepse nuk kemi nevojë për këtë dukje që herë herë na lodh. Por sërish nuk mund të rrish e fshur. Unë jam e martuar prej 38 vitesh. Djali im ka dy djem, nipi i madh është 7 vjeç dhe i vogli bën 2 vjeç në fund të muajit. Kur e merja Joenin nga kopshti më pyeste se përse në kopsht më thonë nipi i Rajmonda Bulkut dhe jo djali i mamit tim. Dhe unë e sqaroja se ata më njohin nga filmat. Edhe djali i vajzës që jeton në Greqi, Damiani është shumë i lidhur me ne, sepse me të shihemi edhe më rrallë”, tha Bulku.