Transmetuar më 07-12-2017, 21:12

Një përleshje e rëndë fizike ka ndodhur në lagjen Dardania të Prishtinës, saktësisht te rrethi ku është i vendosur flamuri në hyrje të qytetit.

Në një video të publikuar sot në rrjetin social Facebook, shihen dy persona që godasin njëri-tjetrin në mes të rrugës.

Nuk dihet edne se cilat kanë qenë arsyet e këtij sherri, dhe si ka përfunduar.

Njëri prej djemve, shihet teksa del nga makina e tij, tip BMW, dhe fillon “ndeshet” me një tjetër.

Shikoni pamjet e mëposhtme. /k.k/noa.al/