Transmetuar më 07-12-2017, 21:09

Një 14-vjeçar nga Kratova e Maqedonisë, i ka vjedhur të atit të vet një shumë prej 10 mijë eurosh.

Lajmi bëhet i ditur nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Kratovë, nga ku është raportuar në Prokurorinë themelore.

Në periudhën prej 26 prillit e deri më 1 maj, duke shfrytëzuar një mundësi që i erdhi, i mituri ka hyrë në shtëpinë e cila është pronë e prindit të tij, dhe nga një xhaketë ku ka patur 15500 euro, 700$ dhe 20 mijë denarë, ka marrë 10 mijë euro.

Ka qenë vetë babai i fëmijës ai që ka bërë denoncimin në polici. /k.k/noa.al/