Transmetuar më 07-12-2017, 20:01

Në fund të muajit korrik, News24 publikoi një video në të cilën shfaqej një grua, e cila u kap mat me të dashurin në banesën e bashkëshortit të saj, video e cila u bë virale në internet.

Ishte vjehrri i nuses, Zef Nacaj, ai që foli në emisionin “Me zemër të hapur” dhe tregoi se si vjehrra dhe e bija kapën nusen bashkë me dashnorin, lakuriq, në prani të fëmijëve.

Ata e kallëzuan penalisht të renë, ndërsa siç ndodh gjithmonë në vendin tonë, çudia më e madhe 3 ditë zgjat dhe kjo histori u harrua.

Mësohet se në datën 9 shtator u zhvillua seanca e radhës në Shkodër, ku familja e djalit tërhoqi akuzat ndaj nuses “Për veprën penale të kryerjes së akteve të turpshme në prani të fëmijëve”.

Sipas JOQ.al, vajza është kthyer tek familja e saj, ndërsa bashkëshorti jeton jashtë shtetit me një femër tjetër, sikurse edhe u përfol gjatë asaj kohe.

Nuk dihet nëse çifti është divorcuar, apo çfarë ka ndodhur saktësisht mes tyre, por shumë banorë të zonës si edhe ata që e njohin historinë nga afër, shprehen se gjërat nuk janë sic u shfaqën në media. (e.c/noa.al)